Qëndroi 603 netë në hotelin me pesë yje, por pa paguar asnjë qindarkë

Jo një natë, por 603 netë falas në një dhomë hoteli. Një burrë i dyshuar si mashtrues, kaloi gati dy vjet në një hotel me pesë yje pa paguar, kanë thënë mediat lokale.

Ankush Dutta rezervoi një dhomë në hotelin Roseate House në Delhi më 30 maj 2019 dhe duhej të largohej të nesërmen.

Ai e zgjati qëndrimin e tij për 603 netë deri më 22 janar 2021, duke lënë pas fatura të papaguara 70,000 dollarë. Menaxherët e hoteleve ngritën padi kundër disa punonjësve për falsifikim dhe mashtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet thanë se dyshonin se anëtarët e stafit ishin korruptuar për të manipuluar sistemet e softuerit të brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?