Qershori është muaji më i nxehtë në histori, temperatura deri në 50 gradë

Muaji qershor për hemisferën veriore renditet ndër më të nxehtit në histori. Situatën më të rëndë e ka përjetuar Amerika e Veriut, ku temperatura deri në 50 gradë zgjatën për disa ditë. Po ashtu i nxehti u bë shkak për vdekjen e të paktën 500 personave.

Rajoni i Siberisë në Rusi, po ashtu e gjithë Europa përjetoi temperatura ekstreme. Nga matjet satelitore të Agjencisë Europiane të Hapësirës rezultoi se temperaturat ishin 5 gradë Celsius më të larta se rekordet e regjistruara deri më sot.

Shkencëtarët thonë se shekullin e fundit, temperaturat mesatare kanë pësuar vetëm rritje dhe asnjëherë rënie, çka tregon edhe tendencën për vitet e ardhshme.

SHKARKO APP