Qeveria “Conte” në alarm, rrezikohet nga Covid 19

I gjithë ekipi qeveritar i Kryeministrit italian Giuseppe Conte është vënë nën alarmin e rrezikut të infektimit nga Covid 19.

Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese ka rezultuar pozitive pas tamponit të kryer, rezultati i të cilit bmërriti pasi kishte marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Me një notë zyrtare kryeministria italiane informon se gjatë mbledhjes të gjithë anëtarët e qeverisë mbanin maska e në distancë të paktën 1 metër nga njëri tjetri.

Pranë ministres së Brendshme ishin ulur ministri i Jashtëm Luigi Di Maio e ministri i Drejtësisë Alfonso Bonafede.

Pas këtij lajmi të dy ministrat ndodhen në vetë karantinim e janë në pritje të përgjigjes së tamponeve të kryera pak orë më parë.

Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar një numër në ulje të rasteve pozitive e të vikitmave Covid por që është në varësi dhe të numrit të ulët të tamponeve të kryera në krahasim me një ditë më parë.

Deri më sot pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali mbi 1 milionë e 700 mijë të infektuar e mbi 60 mijë viktima.

SHKARKO APP