Qeveria e kryeministrit Conte merr votëbesimin e parlamentit

Kryeministri Konte ka arritur të marrë votëbesimin e parlamentit për qeverinë e tij dhe pse vetëm për 15 vota më shumë nga ata që votuan kundër. Opozita në vend e cilësoi si një ditë të trishtuar.

Parlamenti italian i ka dhënë votëbesimin qeverisë së kryeministrit Xhuzepe Konte me 156 vota pro, 140 kundër dhe 16 abstenime.

Senatorët Çampolilo, ish deputet i lëvizjes me pesë yje dhe Rikardo nencini i Italia Viva votuan në mbështetje të qeverisë. Dhe dy senatorë të Forca Italia votuan poro

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish kryeministri Mateo Renci gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv u shpreh se ndoshta nuk është një lojë e humbur për qeverinë por është për vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të partisë demokratike u shprehën se ishte shmangur hedhja në humnerë për Italinë. Sipas tyre tashmë ka një qeveri e cila ka besimin e dy degëve të parlamentit.

Aktualisht prioritet absolut është që qeveria të qëndrojë pranë italianëve duke përballuar emergjencat dhe duke bërë cdo gjë për  garantuar rimëkëmëbjen e vendit

Por opozita italiane këmbëngul se Konte nuk e ka mazhorancën. Lideri i Lefës, Mateo Salvini e cilësoi një ditë të trishtueshme duke shtuar se disa deputetë janë joshur me poste të rëndësishme për të votuar pro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?