Qeveria e Malit të Zi publikon pagat. Ja sa paguhet Dritan Abazoviç dhe kabineti i tij

Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti, ku tregohet edhe se sa paguhet zëvendëskryeministri, Dritan Abazovic.

Sipas kësaj liste mësohet se ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç ka marrë pagë neto prej 2300 eurove, ndërsa Abazovic është paguar 1732 euro. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviç Milaçic paguhej me 1503 euro, ndërsa zëvendësi i saj, Nikola Kandic ka fituar 1448 euro në janar.

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviç ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviç rreth 1670 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanovic, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakovic rreth 1740 euro. Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordic, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?