Qeveria e re e Malit të Zi merr zyrtarisht detyrën
Qeveria e re e Malit të Zi ka marrë zyrtarisht detyrën. Kryeministri i deritashëm, Dushko Markovic, ka konfirmuar në Twitter se ia ka dorëzuar kryeministrit të ri Zdravko Krivokapic, ku ka theksuar se shpreson që qeveria e re të punojë në interes së vendit.
”Shpresojmë se kjo qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Markovic.
Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanovic, humbi në zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe.
Sačekao sam jutros u @VladaCG novog premijera Zdravka Krivokapića.
(1/3) pic.twitter.com/6Ebw2uXk4t— Duško Marković (@DuskoMarkovicCG) December 7, 2020