Qeveria e re në Itali? Mision i pamundur
Sipas mediave italiane, lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio u dha ka dhënë afat deri të hënën diskutimeve me qendrën e djathtë, që drejtohet nga Lega Nord.
Një koalicion mes 4 Yjeve dhe qendrës së djathtë është mirëpritur nga Matteo Salvini, por Di Maio ka një kusht që vetë kreu i Lega Nord vështirë se mund të realizojë. Kushti i 5 Yjeve është një koalicion, por pa Berlusconin, sikur të mos mjaftonin ndasitë e tjera që kanë në program.
Nga ana e tij, Matteo Salvini përjashton një koalicion me Partinë Demokratike. “Berlusconi mendon për një qeveri me votat e PD? Edhe Di Maio e mendon një gjë të tillë? Unë them jo! Do të ishte një tradhti ndaj votës së italianëve. Duhet të ndërtojmë dhe jo të shkatërrojmë, përndryshe do të na mbërrijë qeveria e radhës e imponuar nga Europa. Asnjë përzierje me të majtën”, shkruan ai në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

