Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Mickoski nuk dorëzohet: LSDM pa Lëvizjen Besa ka më pak mandate se ne
VMRO- DPMNE edhe pse ka dalë e dyta në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se mund ta formojë ajo qeverinë e re.
Sipas kryetarit të saj, Hristijan Mickoski LSDM pa Lëvizjen Besa me të cilën është në koalicion ka më pak mandate. VMRO- DPMNE fitoi 44 mandate por LSDM mori 46, ndërkohë nëse hiqen 4 të Lëvizjen Besa atëhere zbret në 42.
Po ashtu Mickoski thotë se është i hapur të diskutojë më çdo parti për koalicion qeverisës në rast se i jepet e drejta VMRO- DPMNE për të formuar qeverinë. Ai shprehet i bindur se si parti VMRO- DPMNE ka marrë mbështetje më të madhe nga populli maqedonas dhe se ka kredibilitet më të madh për formimin e qeverisë.
“Është me rëndësi që në Maqedoni disponimi është opozitar, ndërsa rezultatet tregojnë se opozita fitoi më shumë vota se pushteti, ndërsa VMRO-DPMNE-ja, pa Lëvizjen Besa në radhët e LSDM-së fitoi më shumë mandate të deputetëve. VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për ripërtëritje të Maqedonisë’ fituan në 41 komuna. VMRO-DPMNE-ja ka fituar mbështetjen më të madhe nga populli maqedonas”, u shpreh Mickoski.