Qeveria finlandeze: Nuk ka program për 4 ditë pune në javë

Qeveria finlandeze ka përgënjeshtruar lajmin se do të fillojë së aplikuari programin 4 ditë pune në javë dhe 6 orë pune në ditë.

Ata kanë sqaruar se kryeministrja e vendit, Sanna Marin, këtë ide e kishte dhënë në gusht të vitit të kaluar gjatë një tryeze dhe kur ushtronte funksionin e ministres së Transportit.

“Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin nuk ka propozuar futjen e një programi të ri pune në vend me 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marin e kishte dhënë këtë ide me rastin e 120-vjetorit të krijimit të Partisë Socialdemokrate duke sugjeruar që të punohet në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave, në Finlandë punohet mesatarisht 30 orë në javë.Kosovapress

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?