FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria gjermane: Nuk lehtësohen masat para datës 20 prill

Qeveria gjermane do të vazhdojë masat për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në vend dhe këto masa nuk do të hiqen para datës 20 prill.

“Nuk po flasim për ndonjë lehtësim deri në 20 prill. Deri atëherë, të gjitha masat do të mbeten në fuqi”, deklaroi Helge Braun, kreu i zyrës së kancelares gjermane.

Të moshuarit do të duhet t’i përmbahen kufizimeve të lëvizjes dhe kontaktit me qytetarët e tjerë më gjatë se të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa marrë parasysh së çfarë vendosim, të gjitha modelet kanë një gjë të përbashkët, që të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët duhet të mbrohen në mënyrë efektive kundër infeksionit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë”, shtoi Braun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?