Qeveria italiane zbut ligjet e migracionit të Salvinit
Qeveria italiane ka anuluar pjesërisht ligjet e ashpra të migracionit të ish-ministrit të Brendshëm dhe liderit aktual të ekstremit të djathtë, Matteo Salvini.
Të ashtuquajturat “dekrete sigurie”, të cilat Salvini i nxori në 2018 dhe 2019, u modifikuan nga një dekret qeveritar i miratuar nga qeveria, dje në mbrëmje.
Sipas një deklarate të sotme të qeverisë, ajo shtrin të drejtat e azilit dhe lejes së punës për migrantët dhe reformon sistemin e pritjes së migrantëve me një fokus më të madh në integrimin e tyre.
Modifikimin e gjobave deri në një milion euro (1,18 milionë dollarë) për organizatat bamirëse për shpëtimin e migrantëve që bëjnë hyrje të paautorizuar në ujërat territoriale italiane gjithashtu janë ulur në 10-50 000 euro.
”Gjobat nuk janë të zbatueshme nëse anijet e bamirësisë mbajnë kontakte me shtetin e tyre të flamurit dhe autoritetet detare të cilët koordinojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit dhe ndjekin udhëzimet e tyre”, theksoi qeveria.
Një ndryshim në ligjet e Salvini, veçanërisht në çështjen e sanksioneve monetare, u nxit edhe nga presidenti i Republikës Sergio Mattarella, i cili i përcaktoi sanksionet si “joproporcionale”.
Këto ndryshime ishin përparësi të deklaruara nga qeveria aktuale, kur mori detyrën në shtator 2019, pasi partia nacionaliste e Salvinit, ”Lega” kaloi në opozitë.