Qeveria izraelite ka vaksinuar 5 milionë banorë izraelit, por asnjë palestinez

Palestinezët janë të shqetësuar në lidhje me Covid-19, pasi që Izraeli realizoi rreth 5 milionë vaksinime prej të cilëve 1,8 milion me dozën e dytë, kurse asnjë dozë të parë të vaksinës nuk ka arritur në tokat e okupuara dhe të bllokuara të Palestinës. Paçka se qeveria palestineze ka njoftuar se kanë biseduar me 4 kompani prodhuese të vaksinave për palestinezët që jetojnë në Bregun e okupuar Perëndimor dhe Rripin e Gazës së bllokuar, asnjë vaksinë e vetme nuk është sjellë në vend.

Shumë organizata ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Izraelit, i cili po vaksinon me shpejtësi shtetasit e tij, të sigurojë vaksina për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Organizata “Amnesty International” (AI), duke ia kujtuar qeverisë izraelite Konventën e Gjenevës, i bëri thirrje për “shpërndarje të drejtë dhe të barabartë” të vaksinave të Covid-19 për rreth 5 milionë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Organizata theksoi se përndryshe Tel Avivi do të llogaritet se ka shkelur nenet përkatëse të kësaj konvente.

Izraeli pretendoi se nuk është përgjegjës për sigurimin e vaksinës së Covid-19 për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës dhe pretendoi se nuk kishte asnjë kërkesë nga qeveria palestineze në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izraeli me një popullsi prej 9,3 milionë banorëve ka realizuar rreth 5 milionë vaksinime, prej të cilëve 1,8 milion me dozën e dytë, kurse në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës ku infrastruktura shëndetësore është e rrezikuar nuk është realizuar asnjë dozë e vetme të vaksinës. Teksa palestinezët e akuzojnë Izraelin si fuqi okupatore përgjegjës për këtë situatë, po ashtu edhe qeveria palestineze akuzohet në lidhje me çështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?