Qeveria “Rama 3” do e çojë pagën minimale në 40 mijë lekë, Spanja në mbi 1000 euro

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se paga minimale do të jetë 40 mijë lekë. Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, vendosi të rrisë pagën minimale me 8% në 1080 € bruto, ndërsa vendi është në një vit zgjedhor. Rritja prej 80 euro u miratua në një mbledhje të kabinetit të Sanchez dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari.

Sipas vlerësimeve të qeverisë socialiste (PSOE), rreth 2.5 milionë punëtorë do të përfitojnë. “Kjo rritje mund të jetë një ndryshim”, tha sekretarja e Punës Yolanda Diz.

Që kur Sanchez mori detyrën, paga minimale është rritur me 344 euro, ose 47% në pothuajse katër vjet. Rritja e vendosur dje pasoi negociatat me sindikatat në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?