FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria spanjolle “fton” liderin katalanas të marrë pjesë në zgjedhje

Qeveria qendrore e Spanjës ka ftuar udhëheqësin katalanas Carles Puigdemont që të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për rajonin. Ftesa për pjesëmarrje vjen pas sfidës që i shpalli lideri katalanas qeverisë qendrore për një “opozitë demokratike”.

BBC raporton se qeveria e Madridit ka votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parlamentin rajonal si dhe fton liderin e shkarkuar Puigdemont të marrë pjesë në to. Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme janë përcaktuar të mbahen në 21 dhjetor.

Madridi zyrtar i hoqi autonominë Katalonnjas, pasi parlamenti rajonal votoi pro shpalljes së pavarësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja është përfshirë nga një krizë kushtetuese, pas referendumit të pavarësisë të organizuar nga qeveria separatiste e Puigdemont.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për qeverinë qendrore, referendumi është realizuar në kushtet e antikushtetueshmërisë dhe më pas e shpalli të paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?