Qindra tanke dhe mijëra ushtarë drejt kufirit, Rusia kërcënon me luftë. SHBA mbështet Ukrainën

Nuk është vetëm Covid-19 shqetësimi më i madh në Europë. Rusia u zotua se do të merrte masa shtesë nëse NATO do të dërgonte forca të armatosura në Ukrainë, pasi Kremlini dislokoi rreth 4 mijë trupa në kufirin e diskutueshëm.

Një skenar i tillë do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve pranë kufirit të Rusisë dhe sigurisht që do të kërkonte masa shtesë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Mediat kanë publikuar pamje të qindra tankeve dhe automjeteve të tjera të rëndë ushtarake duke u afruar në kufirin me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara premtuan mbështetje të palëkundur për Ukrainën të enjten, ndërsa zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të vendosjes së mira trupave ruse në Donbass, që kontrollohet nga grupe pro Moskës.

Nga ana tjetër, Ukraina i ka vendosur forcat e saj ushtarake në gatishmëri të lartë, ndërsa është duke zhvilluar një stërvitje pranë Luhanskit të kontrolluar nga rebelët dhe pranë Krimesë të kontrolluar nga Rusia, duke deklaruar se është duke iu përgjigjur agresionit të ushtrisë së Vladimir Putin.

SHKARKO APP