Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qytetarët në Gjermani nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat

Bota E hënë, 5 Korrik 2021 17:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat kundër COVID-19, sipas terminëve të caktuar, duke nxitur thirrjet në vend për shqiptim të gjobave, teksa Gjermania po nxiton për imunizimin e popullatës, për të luftuar përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës, Delta.

Mario Czaja, shef i Kryqit të Kuq në Berlin, ka thënë se 5 deri në 10 për qind e njerëzve nuk po i respektojnë terminët në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman, veçanërisht për marrjen e dozave të dyta, për dallim prej fillimit të vitit, kur më pak se 0.5 për qind nuk paraqiteshin për vaksinim, raporton Reuters.

Me rreth 15.000 vaksinime të planifikuara për çdo ditë në qendrat e qytetit, numri i terminëve që nuk po respektohen po “ndikon shumë në shtrirjen e vaksinimit në Berlin”, ka thënë Czaja për radion Deutschlandfunk, të hënën.

“Na duhen terminët e lirë. Ende s’e kemi kaluar rrezikun dhe s’mund t’ia lejojmë vetes neglizhencën”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje njerëzve që t’i anulojnë terminët nëse kanë arritur ta marrin dozën e dytë më herët, diku tjetër.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 40 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 43 minutash
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 58 minutash

Përkundër mosrespektimit të terminëve, Czaja ka thënë se qendrat nuk janë detyruar t’i hedhin poshtë vaksinat, pasi që, pasi të shkrihen, ato mund të ruhen për tre deri në katër ditë nëpër frigoriferë.

Njerëzit mund të jenë duke munguar në terminët për dozat e dyta, sepse ata mund të jenë vaksinuar nga mjeku i familjes apo i kompanisë, apo mund të jenë në pushime, ka thënë Christian Fuellers, drejtor mjekësor i një qendre vaksinimi në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në një prononcim për televizionin ARD.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Gjermania të arrijë një shkallë vaksinimi prej 80 për qind, ka thënë për Reuters një pjesëmarrës në një takim të komitetit ekzekutiv të partisë së saj.

Rreth 39 për qind e gjermanëve tashmë i kanë marrë që të dy dozat e rekomanduara, përderisa 56.5 për qind kanë marrë vetëm nga një dozë.

Gjermania, vendi më i banuar në Evropë, dhe ekonomia më e madhe e kontinentit, pritet të pranojë plot 7.65 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 këtë javë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej të cilave 4.95 milionë do t’i dërgohen qendrave të vaksinimit.

Etiketat e lidhura

Qytetarët në Gjermanivaksinat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.