Qytetet me koston më të lartë të jetesës në botë, janë në Europë

Kryeqyteti i Francës, Parisi dhe Zyrihu i bashkohen Hong Kongut si qytetet më të shtrenjta për të jetuar si rrjedhojë e ndikimit të pandemisë së Covid-19. Kryeqytetit francez dhe ai zviceran, lanë pas Singaporin dhe Osakan (Japoni) duke ndarë vendin e parë në indeksin e kostos së jetesës së përpiluar nga The Economist Intelligence Unit (EIU).

Indeksi krahasoi çmimet e 138 produkteve dhe shërbimeve në rreth 130 qytete të botës gjatë muajit shtator 2020 dhe nxori në pah faktin se çmimet u rritën mesatarisht me 0.3 për qind krahasuar me vitin e shkuar. Në tërësi qytetet në Amerikë të Veriut, Jugut, Afrikë dhe lindje të Europës janë bërë më pak të shtrenjta ndërsa qytetet e Evropës Perëndimore janë bërë më të kushtueshme.

Ekspertët e justifikojnë këtë ndryshim me faktin se ka pasur një zhvlerësim të dollarit kundrejt kartëmonedhave evropiane dhe ndikimit që ka dhënë pandemia e Covid-19 kryesisht: në probleme me furnizimet, mungesën e stokut, ndryshimit të jetesës dhe qasjes më agresive të konsumatorit për të blerë, kjo nën frikën e një mbylljeje totale nga qeveritë.

Përveç Parisit dhe Zyrihut, Gjeneva (7) dhe Kopenhageni (9) janë dy qytete të tjera të cilat përfshihen ndër 10 qytetet më të shtrenjta në botë. Rekjaviku (Islandë), Sao Paolo (Brazil) dhe Rio de Zhanejro (Brazil) ishin qytetet që pësuan rënien më të madhe në indeks, kjo pasi kartëmonedhat e këtyre shteteve pësuan luhatje të mëdha zhvlerësuese gjatë pandemisë.

SHKARKO APP