Qyteti më i rrezikshëm nga mafia. Policia nuk hyn prej vitesh

Lugina Juarez në kufirin e Meksikës dhe Teksasit, është aq e rrezikshme, se atje nuk hyjnë as policia.
Qyteti Juarez në Meksikë i cili tre vjet radhazi mbart titullin e qytetit më të dhunshëm në botë, është i përplotë me kriminelë.

Kriminelët atje i drejtojnë bizneset e tyre, shitjen e drogës, të armëve dhe mbajnë emigrantët e paligjshëm përtej kufirit dhe me gjakftohtësi vrasin kushdo që aty ndërhyjnë, transmeton TetovaSot.
Sot, Lugina Juarez është lugina më shkatërruese se të gjitha vendet së bashku të Amerikës së Veriut.
“Është e zakonshme të shohësh kufoma nëpër rrugë. Nëse nuk jeni në shtëpi dhe dëgjoni të shtëna me armë zjarri mund të vriten”, thotë më MailOnline, Alejandro Montes, një punonjës në një pikë karburanti në qytetin Praxedis Guadalupe.
Policë të fundit u ekzekutuan në 2009, dhe më pas qyteti nuk ka marrë oficerë të rinj. “Bosët kriminelë kanë zëvendësuar autoritetin e policisë nëse doni të mbijetojnë, ju duhet të jetoni sipas rregullave të tyre”, thotë Alejandro, transmeton TetovaSot
Besohet se qyteti është nën kontrollin e kartelit Sinaloa, bosi i drogës i njohur si Zambada, i cili zëvendësoi “El Czapo” Guzman, pasi ai u arrestua vitin e kaluar.
Mbikëqyrjen e rrugëve e kanë marrë përsipër grupi i tij, kështu banorët jetojnë në frikë të vazhdueshme të trajtimit brutal.
Në luginë kanë jetuar më parë 60.000 njerëz, dhe sot është shtëpi për 5.000 njerëz. Pjesa tjetër ose kanë ikur ose janë vrarë.

SHKARKO APP