Radhë për të blerë Charlie Hebdo në Paris (FOTO)
Ishin parashikuar 3 milionë kopje, por do të jenë 5 ditën e sotme. “Charlie Hebdo” botohet kështu 1 javë pas masakrës në redaksi ku mbetën të vrarë 12 njerëz.
Nga 30 mijë kopje në javë që publikohej më parë, sot 5 milionë revista kanë dalë në treg, ndërkohë që një radhë e gjatë po mbahet në librari dhe pika të shitjes së shtypit ditor.
Që në orën 05.45 të mëngjesit janë vërejtur radhë të gjata në Paris për të blerë revistën satirike të shumëpërfolur me karikatura, për shkak të së cilave 6 gazetarë të redaksisë u masakruan me plumba nga të dërguar të Al Qaeda-s.
KOHA JONË SONDAZH

