Raporti hetimor vdekjen e presidentit të Maqedonisë

Kryehetuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Omer Kulliç ka prezantuar sot para kryeprokurorit të Prokurorisë së BeH raportin e komisionit të ekspertëve lidhur me aksidentin ajror në rrethinat e Mostarit në shkurt të vitit 2004, ku humbi jetën presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe anëtarët e delegacionit maqedonas. Zyra e prokurorit do të përcaktojë nëse ekzistojnë elementet e përgjegjësisë penale për këtë aksident ku humbën jetën nëntë persona, përkatësisht dy pilotë dhe shtatë përfaqësues të lartë të autoriteteve maqedonase dhe shoqëruesit e tyre.

Komisioni lidhur me raportin ka punuar nga 13 maji 2013, në përbërjen e komisionit ishin 11 ekspertë të shquar në fushën e sigurisë së komunikacionit ajror në BeH, Serbi dhe Maqedoni. Duke pasur parasysh se i njëjti raport do t'ju paraqitet dhe institucioneve relevante në Maqedoni, Prokuroria e BeH-së do të realizojë bashkëpunimin me kolegët në Maqedoni, në mënyrë që të zbardhen rrethanat që çuan në këtë aksident. Pasi raporti të analizohet, Prokuroria do të vendosë mbi aktivitetet e mëtejshme, rreth së cilave do të informohet edhe opinioni publik, njoftuan nga Zyra e Prokurorit të BeH-së.

Kryehetuesi Omer Kulliç ka konfirmuar për AA në fillim të shtatorit të këtij viti se ka përfunduar hetimi i përsëritur rreth shkaqeve të rrëzimit të avionit qeveritar të Maqedonisë, aksident ky i cili ndodhi 10 vite më parë, më 26 shkurt 2004 në zonën e Mostarit në BeH, ku humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarë të ekuipazhit.

Hetimi rreth rrëzimit të avionit "Kinger" përsëri ka nisur në janar 2013 me kërkesën e Maqedonisë, pas grumbullimit të dëshmive shtesë të Ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se avioni i qeverisë së Maqedonisë, në të cilin ishin Presidenti maqedonas Boris Trajkovski, këshilltarët nga zyra e tij Dimka Ilkova-Boshkoviç, Risto Blazhevski dhe Anita Lozanovska, punonjës maqedonas i MPJ Mile Krstevski, pjesëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe Ace Velinovski, si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski, u rrëzuar më 26 shkurt 2004 në fshatin Rotimlje pranë Mostarit.

Komisioni për shqyrtimin e shkaqeve të aksidentit, i themeluar nga Këshilli i Ministrave të BeH ka dalë me përfundimin se shkaku i aksidentit ishte ''gabimi procedural i ekipit të pilotëve gjatë aterimit në aeroportin e Mostarit, e cila ka çuar deti tek ajo që aeroplani të godasë kodrën Matiç''. Por avokati i familjeve të disa nga viktimat ka pohuar se ndaj Trajkovskit është kryer atentat, ndërsa anëtarët e tjerë të delegacionit dhe të ekuipazhit janë dëm kolateral.

 

SHKARKO APP