Raporti i OBSH-së për alkoolin, shifra befasuese për rusët

Rusia mund ta ketë ende reputacionin e vendit me konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë, por një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar së fundi, tregon se konsumimi i alkoolit në vendin e “vodkës” ka rënë me 43% që nga viti 2003. OBSH mendon se në masë të madhe, kjo i detyrohet lëvizjeve të presidentit Vladimir Putin për të kufizuar shitjen e alkoolit dhe për të promovuar një jetë të shëndetshme.

“Federata Ruse është konsideruar prej kohësh si një nga vendet me konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë”, thotë raporti, duke kujtuar se alkooli ka qenë një kontribues madhor tek vdekshmëria në vitet 1990. Këto vitet e fundit megjithatë, siç tregohet dhe në raport, një tendencë e tillë është qartazi në rënie.

Sipas studimit, konsumimit të alkoolit për kokë banori nga viti 2003 deri në vitin 2016 është ulur në masën 43%. Ky trend konsiderohet faktor në rritjen e jetëgjatësisë në Rusi, e cila në vitin 2018 mbërriti në nivelin e 78 viteve për gratë dhe 68 vite për burrat. Në fillim të viteve 1990, jetëgjatësia e burrave ishte vetëm 57 vjeç.

SHKARKO APP