Raporti tronditës nxjerr shifrën jo zyrtare: 6.9 milion të vdekur nga Covid-19
6.9 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga Covid-19, më shumë se dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve, thuhet në një analizë nga shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit.
Sipas mediave, vdekjet nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve me një infeksion të konfirmuar dhe jo të atyre që vdesin ne mjedise jashtë spitaleve.
“Nëse nuk bëni shumë teste, ka shumë të ngjarë të humbisni vdekjet nga Covid-19”, tha Christopher Murray, drejtori i Institutit për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit nga Universiteti i Washingtonit.
Studimi nga Instituti për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit (IHME) vlerëson numrin e përgjithshëm të vdekjeve në SHBA në më shumë se 905,000 rreth 60% më e lartë se 561,594 vdekje të raportuara aktualisht nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.