Rasti “Goshinca”, sabotim i Rrjedhës turke të gazit rus!

 

Katër ditë pas incidentit në karakollin e Goshincës (te Likova) në veri të Maqedonisë ende s’ka informata se çfarë në të vërtetë ka ndodhur aty, as kush qëndron pas sulmit.

“V. Novosti” i Beogradit transmeton pikëpamjen e kolumnistit rus të “Sputnjik news”, Andrej Koribko, i cili këtë rast e sheh si sabotim të idesë për Rrjedhën turke, nëpër të cilën do të duhej të arrinte gazi rus deri në Europë.

Sipas tij këtë kabotazh e ka financuar e realizuar SHBA me qëllim sabotimi të idesë së gazifikimit përmes rrjedhës turke, gypat e të cilit do të duhej të kalonin nëpër Maqedoni, transmeton Koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani, kur po realizohet plani gazsjellësit në Ballkan, SHBA kanë kuptuar se duhet të reagohet shpejt dhe ta sabotojnë. Pasojë e kësaj është edhe sulmi terrorist shqiptar në Maqedoni”, citon “Novosti” Koribkon. Ai madje parasheh përshkallëzimin e krizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatat e veteranëve të UÇK-së, pjesëtarët e të cilës u akuzuan për sulmin në Goshincë, kanë mohuar të kenë gisht në këtë sulm. Edhe MPB e Kosovës hodhi poshtë spekulimet për sulm nga territori i vendit tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?