Rasti i parë/ Humb jetën nga Covid-19 holandezja e infektuar dy herë me virusin

epa08324503 A Corona patient from Italy arrives at the Uniklinikum hospital for further treatment during the coronavirus Covid-19 disease in Dresden, eastern Germany, 26 March 2020. Countries around the world are taking increased measures to stem the widespread of the SARS-CoV-2 coronavirus which causes the Covid-19 disease. EPA/MATTHIAS RIETSCHEL / POOL

Një holandeze ka humbur betejën me Covid-19, duke u shënuar dhe si rasti i parë në botë e cila pasi u riinfektua për herë të dytë nga virusi humbi jetën.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktima është një e moshuar, 89 vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Gjithashtu bëhet me dije se sistemi imunitar i 89 vjeçares që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.

E moshuara holandeze pas qëndrimit dy mujor në spital me simptoma të gripit, ishte shëruar dhe rikthyer në shtëpi. Ndërsa pas 59 ditësh rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me koronavirusi, dhe pas dy javësh betejë ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?