Rasti i parë në Europë, COVID-19 i dëmton mushkëritë, 18-vjeçarit në Milano i bëhet transplant

Një 18-vjeçari iu transplantuan të dyja mushkritë, për shkak se i ishin dëmtuar rëndë nga COVID-19. Ngjarja ka ndodhur në Itali.

Mjekët në një spital në Milano ku edhe u bë transplanti bënë me dije se mushkritë e  të riut kishin dalë jashtë funksionit.

Një ndërhyrje e tillë është e para që regjistrohet në Europë. Edhe pse ishte në një moshë të rë 18-vjeçari u infektua me koronavirus dhe me shenjat e para që iu shfaqën u shtrua në spitalin “Sab Raffaele”, shkruajnë mediat e huaja.

Më 30 prill ai u fut në listën e pritjeve urgjente për transplant dhe pas dy javësh u gjet dhuruesi, një grua që kishte ndërruar jetë në një tjetër rajon. Ndërkohë operacioni u krye më 18 maj dhe gjithçka shkoi shumë mirë dhe i riu është në gjendje të mirë.

Ndërkohë mjeku, Massimo Maurizio Cannavò i cili ka trajtuar rastin në fjalë u shpreh se pas dy javësh terapi intensive, 18-vjeçari u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë.

Ai tregoi se 80 % e mushkërive të riut ishin të dëmtuara dhe se ishte i frikësuar për jetën e tij.

“Sapo u njoha me rastin e futa menjëherë në trajtim. Në momentin që i shpjegova se do ta intubonim u ndje i fiksuar, por u duk qartë se kishte besim edhe pse mjeku prani se gjatë ndërhyrjes pati një përkeqësim, por që fatmirësisht shëndeti i tij me ndërhyrjen e duhur u përmirësua dhe më në fund ai u kthye në shtëpi tek nëna e tij”, tregoi ai për mediat e huaja.

/abcnews.al

SHKARKO APP