Raundi i tretë i negociatave, palët mund të takohen në Turqi
Raundi i tretë i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të mbahen në Turqi. Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara, thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi këtë fundjavë.
Ambasadori rus, Genadi Gatilov ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë.