Re hiri mbi 3600 metra mbi nivelin e detit

Shpërthimet e vazhdueshme të vullkanit Kilauea, kanë detyruar autoritetet e Havait të lëshojnë një paralajmërim me ngjyrë të kuqe, duke paralajmëruar veçanërisht avionët të mos fluturojnë në zonën mbi krater.

Njerëzit që jetojnë pranë vullkanit janë evakuuar. Rritje e aktivitetit dhe e hirit, detyroi Institutin Gjeologjik të SHBA për të lëshuar një alarm aviacioni në zonë.

Sipas agjencisë, pllakat e reve të hirit deri më tani kanë arritur në 3657 metra në qiell, çka me ndikimin e erërave mund të sjellin mjegull vullkanike duke krijuar vështirësi për avionët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pjesa e sipërme e reve të hirit është aq e lartë sa 3000 deri në 360 metra mbi nivelin e detit, por kjo mund të ndryshojë në varësi të fuqisë së aktivitetit dhe kushteve të erës“, thuhet në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?