Reagim i ashpër nga Kryeministri i Belgjikës ambasadës turke

Sipas Kryeministrit të Belgjikës, Bashkimi Europian duhet të reagojë prerazi ndaj Ankarasë

Deklaratat e bëra nga ana e ambasadës turke në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes nesh nuk qenë aspak të drejta. Në deklaratën e tij për gazetën “Anvers” këshilltari për shtyp i ambasadës turke, Vejsel Filiz, është shprehur se Lëvizja “Gylen” është një organizatë terroriste; qeveria flamande ka marrëdhënie të mira me institucionet e kësaj lëvizjeje dhe se Kryeministri është duke mbështetur terrorin duke mbajtur marrëdhënie të mira me to. Mbi të gjitha, Vejsel Filizi u shpreh se qeveria belge duhet t’i hetojë me kujdes Lëvizjen “Hizmet” dhe institucionet e saj, hetim përmes të cilit ka për ta kuptuar menjëherë se, në fakt, është duke mbështetur terrorin.

Kryministri Bourgeois ka reaguar menjëherë, duke u shprehur me këto fjalë për agjensinë zyrtare të lajmit “Belga”: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal besoj se duhet ta dijë që duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura për këtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi theksoi se Belgjika është një vend ku mbizotërojnë ligjet e shtetit të së drejtës, ai nënvizoi dhe solli në kujtesë nenin 41 të Marrëveshjes së Vjenës, e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike. Ky nen u parashtron diplomatëve të vendeve të tjera që t’u binden ligjeve të vendit ku gjenden dhe se nuk kanë asnjë të drejtë që të përfshihen në çështjet e brendshme të tij. Në fund, ai tha se Bashkimi Europian duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj kërkesave të tilla që vijnë nga ana e Ankarasë.

Largimin e profesorëve nga detyra dhe përndjekjen e dekanëve ai e ka krahasuar me të njëjtën praktikë të ndjekur prej Gjermanisë naziste. “Edhe regjimi nazist pati nisur të largonte profesorët nga detyra,” – ka shtuar ai. – E gjithë kjo gjendje e pastentativës për grusht shteti është e frikshme për një vend si Turqia.”

Megjithatë, gjuha e përdorur prej tij ndaj ambasadorit turk në vendin e tij ka qenë tejet e prerë:

“Ato që po ndodhin në Turqi pas asaj tentative për grusht të shtetit janë zhvillime që nuk mund të priten prej një vendi që pretendon të jetë shtet i së drejtës. Shoh një ngjashmëri të madhe me regjimin nazist, i cili pati larguar gjithashtu një numër tejet të madh nëpunësish publik, ku mjafton të kujtojmë veç largimin e profesorëve të universitetit nga detyra pas pushtimit të Polonisë. Mirëpo këto nuk përputhen kurrsesi me atë ç’pritet prej një shteti ligjor.”

Për të, drejtimi që ka marrë Turqia tani është i gabuar; nëse vijon të ecë në rrugën e shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe vlerave që e bashkojnë Europën, një vend i tillë nuk mund të ketë vend në BE.

Një tjetër reagim ndaj kërkesave të paligjshme dhe joprotokollare që vijnë prej ambasadave të Republikës së Turqisë erdhi edhe nga Somalilandi. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Dr. Saad Ali Shire ka bërë një deklaratë ku ka thënë se shkollat turke në vendin e tyre do ta vijojnë aktivitetin e tyre rregullisht. Ministri Shire u shpreh se Somalilandi është një shtet i së drejtës dhe se, për sa kohë që nuk kanë kryer asnjë krim, ata janë të lirë të vazhdojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Sipas tij as që bëhet fjalë për ndonjë kthim të personelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?