Reagimet në Twitter, Presidenti Trump 11 mijë postime në 2 vjet

Donald Trump është shumë i dhënë pas mediave sociale. Që nga dita kur ai u ul në post e deri më sot, ka shkruar plot 11 mijë postime në Twitter. Bëhet fjalë për sulme apo edhe autolëvdata për një publik, tashmë universal. Fluksi i postimeve në twitter jo vetëm që nuk njeh pushim, të diela apo festa, por vazhdon të rritet. ”News York Times”, ka ndërmarrë misionin thuajse të pamundur të verifikimit të aktivitetit të Trump në Twitter.

Trump shfryn në llogarinë e tij të gjithë paparashikueshmërinë dhe pasojat e humorit të tij, madje përpara pozicioneve politike. Aq sa bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, siç shkruan gazeta, kishin kontaktuar twitterin për të kuptuar nëse mund të mbaheshin postimet presidenciale në sallë pritjeje për 15 minuta, kohë në të cilën do të kontrollohej që të mos kishte ndonjë problem të pakorrigjueshëm. Në fund, edhe ata hoqën dorë; nga ky këndvështrim, Trump është thjeshtë, i pakontrollueshëm.

Lideri i shtëpisë së bardhë, mbërthehet pas rrjeteve sociale thuajse gjithnjë në mëngjes; nga ora 6 deri në 10. Në ato orë, ai është i vetëm, para televizionit, shpesh të ndalur tek Fox News. Shikon, mban shënim komentet, karikohet.

SHKARKO APP