Reagimi i ashpër izraelit, goditen forcat iraniane në Siri
Izraeli goditi dhjetëra zona në Siri që u përkisnin qeverisë dhe forcave iraniane. Ushtria e shtetit hebre, konfirmoi valën e gjerë të bombardimeve, si kundërpërgjigje për raketat e lëshuara nga një njësi iraniane për në Izrael. Autoritetet siriane njoftuan nga këto zhvillime, dy civilë kanë humbur jetën. Megjithatë ka raportime për një numër më të lartë viktimash.
“Sulmi iranian nga toka siriane kundër Izraelit, zbulon edhe njëherë qëllimin e prezencës iraniane atje, që është të ndërhyjë në sigurinë e Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Ndërkohë, sistemi sirian i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar shumicën e raketave që fluturonin sipër Damaskut. Ushtria e shteti hebre e konsideron regjimin e Bashar al Assad, përgjegjës për atë që po ndodh në territorin e tij. Gjithashtu paralajmëron për kundërpërgjigje më të ashpër, nëse përsëriten zhvillime të tilla.
Bombardimet izraelite janë dënuar nga qeveria Ruse, ndërsa vetë Siria i konsideroi ato, një veprim armiqësor. Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar sulmet ajrore të Izraelit.