Reagon Ambasada ukrainase në Iran për avionin e rrëzuar

Detaje të reja kanë dalë nga rrëzimi i avionit ukrainas në Iran ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë ekuipazhi. Sipas mediave iraniane, avioni ukrainas me pasagjerë u rrëzua për shkak të problemeve teknike.

Ambasada ukrainase në Iran bën me dije se avioni pësoi një defekt në motor. Sipas ambasadës ukrainase, rrëzimi i avionit në Iran nuk ka lidhje me terrorizmin.

Avioni i “Ukrainian Airlines” u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit.

SHKARKO APP