Reagon edhe SHBA: Keqardhje për viktimat, mos bini pre e provokimeve

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka reaguar për ngjarjet në Maqedoni duke shprehur keqardhje për jetët e humbura.

Misioni diplomatik amerikan ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

‘’Ndjejmë keqardhje për humbjen e jetës së njerëzve në lidhje me aksionin që po zhvillohet në Kumanovë dhe shprehim ngushëllime familjarëve të tyre, e ndjekim në vazhdimësi situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe liderët politik, bëjmë thirrje tek qytetarët që të qëndrojnë qetë dhe mos bien pre e provokimeve’’, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup. 

SHKARKO APP