Reagon Presidenti i Libanit: Zjarri në Bejrut mund të ketë qenë sabotim ose aksident

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka thënë të enjten se një zjarr i madh në portin e Bejrutit mund të ketë qenë “akt i qëllimshëm i sabotimit” apo incident, dhe se ata që kanë përgjegjësi duhet të jenë përgjegjës.

“Zjarri i sotëm mund të ketë qenë akt i qëllimshëm i sabotimit, rezultat i ndonjë gabimi teknik, injorancës apo neglizhencës. Në të gjitha rastet, shkaku duhet të dihet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë presidenti Aoun, sipas zyrës së tij.

Zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se kanë nisur hetimet për zjarrin që ka shpërthyer në këtë shtet, një muaj pasi një shpërthim masiv ka lënë të vdekur 190 persona.

Zjarri i së enjtes ka nisur në një depo të vajit dhe gomave në zonën e portit pa taksa.

Zjarrfikësit dhe zyrtarët ushtarakë kanë kaluar disa orë duke luftuar zjarrin, duke përdorur helikopterë për të hedhur ujë, para se gjendja të kthehej nën kontroll të enjten.

Ende nuk është raportuar për ndonjë të plagosur, dhe as për shkakun e zjarrit.

Përndryshe, zjarri i një muaji më parë në kryeqytetin e Libanit është shkaktuar nga 2,750 tonë të nitratit të amonit, që ka shpërthyer në portin libanez.

Përveç personave të vdekur, mijëra persona tjerë janë plagosur dhe rreth 300,000 të tjerë kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

SHKARKO APP