“Receta” si ta mundim virusin? Presidenti: Vodka, sauna dhe…
Kur bota është izoluar nga pandemia e Covid-19 dhe këshillat kryesore janë izolimi dhe higjena, Presidenti i Bjellorusisë e ka këshilluar popullin që të qëndrojnë të shëndetshëm duke pirë vodka, duke punuar shumë në fusha dhe duke vizituar saunat. “The Mail on Sunday” javën e kaluar zbuloi se virusi i ka lënë spitalet të mbushura me viktima.
Presidenti Alexander Lukashenko, një ish-shefi i fermës kolektive të njohur si diktatori i fundit i Europës, i cili insiston se virusi ka marrë vetëm katër jetë. Që nga e premtja, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ishte 350.
Mospajtimi me qeverinë dënohet rëndë dhe njerëzit jetojnë në frikë nga Policia Sekrete, emri i të cilës është ende KGB, megjithëse kanë kaluar gati 30 vjet nga rënia e komunizmit. 65-vjeçari vazhdon programin si normalja. Të premten, ai vizitoi një fermë afër Minsk dhe prononcimet e tij mbi pandeminë, e hedhin poshtë atë si “psikozë korona”.