Refugjatët: Do kalojmë me çdo kusht!
Mijëra refugjatë nga Azia kanë vërshuar drejt Europës duke e futur tashmë në një krizë të vërtetë.
Ata duan të hyjnë me çdo kusht në shtetet e mëdha europiane dhe deklarojnë se nuk ka gjë që t’i ndalë.
“Do të kalojmë me çdo kusht”, kjo është deklarata njëzëri e refugjatëve.
Madje ata kërkojnë edhe llogari: Përse të tjerët kanë kaluar dhe ne nuk mund të kalojmë?!
Megjithë dëshirën e mirë të Gjermanisë dhe shumë shteteve menaxhimi i refugjatëve po bëhet i vështirë.
“Ndoshta pë ju jemi thjesht numra dhe disa pika në turmë”, thotë një vajzë siriane me një çiltërsi natyrore dhe vështrim të përhumbur drejt kufirit, atij kufiri që u ndalon të shkojnë në “Tokën e Premtuar”.
Situata më e rënduar është në Hungari dhe Kroaci.
Hungari ka mbyllur thuajse gjithë pikat kufitare dhe vijon ngritjen e mureve në kufirin me Serbinë.
Në Kroaci ka patur edhe përleshje mes policisë dhe refugjatëve.
Shifrat shtohen frikshëm dhe menaxhimi i tyre po bëhet i papërballueshëm.
Ndërkohë që temperaturat pritet të ulen dhe dimri të vijë, për ta duhet një zgjidhje.
Ata kanë vetëm një kërkesë: Të kalojnë kufirin, prapa nuk mund të kthehen më.