Refugjatët në Shqipëri, reagimi nga Elon Musk krijon polemika në politikën italiane
Miliarderi Elon Musk doli pro qeverinë italiane në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm, me dërgimin e refugjatëve në Gjadër. ”Këta gjyqtarë duhet të ikin”, u shpreh Musk duke iu referuar gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.
Opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.
Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si “një çështje shumë të ndërlikuar” që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.
Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.