Refuzohet kërkesa, Thaçi dhe Veseli mbeten në paraburgimin e Hagës
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë dy prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe u është vijuar paraburgimi nga Gjykata e Speciale. Vendimi u mor nga trupi gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith.
Në vendimin e marrë në 19 dhjetor për Veselin, thuhet se Prokuroria ka afatderi në 30 janar të dërgojë parashtesat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.
I njëjti afat është dhënë edhe për rastin e Hashim Thaçi. Krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgimin e Hagës nga nëntori i vitit 2020.