Refuzoi të ndryshojë muzikën në lokal, 20-vjeçari shqiptar sulmon pronarin e lokalit në Itali
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi ka sulmuar pronarin e një bari.
Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu, emri i të cilit nuk është identifikua, i ka hedhur një shishe në kokë pronarit të lokalit, duke qenë se ky i fundit nuk pranoi që të ndryshonte muzikën që po luhej në sfond.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Ternit në Itali, ku si pasojë pronari i lokalit ka mbetur i lënduar në fyt.
Pas sulmit i riu shqiptar u largua nga lokali, por u arrestua më pas në shtëpinë e tij nga autoritetet italiane të policisë.