Refuzoi të përgatiste kekun për çiftin gay, fitoi të drejtën por i kushtoi 200 mijë paund

Pronari i një ëmbëltoreje në Irlandën e Veriut arriti të fitojë gjyqin që pasoi debatin e madh që shpërtheu vite më parë kur refuzoi të bënte një “kek gay”.

Gjykata e Lartë në Britani vendosi: Refuzimi  i kekut me mbishkrim një sllogan që mbështet martesën mes të njëjtës gjini nuk është diskriminim.

Të pesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ishin unanim në këtë vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati nisi në 2014 kur pasticieri refuzoi të bënte një kek me slloganin “Mbështesni martesat gay”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një aktiviste për të drejtat e njeriut, Gareth Lee paditi kompaninë për diskriminim mbi orientimin seksual dhe bindjet politike.

“Ashers” humbi betejën në shkallën e parë dhe të dytë, ndërsa sot Gjykata Supreme dha vendimin decisiv.

I kushtoi shtrenjtë mospërgatitja e kekut 

I gjithë procesi gjyqësor  kushtoi 200 mijë paund. Detyrimet u paguan nga një institut kristian dhe një grup  lobuesish.

Nëse do ta përgatiste për ta shitur keku do kushtonte vetëm 36.50 paund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?