Regjistrohen 22,930 raste të reja me Covid-19 në Itali, 630 persona humbën jetën
Italia ka konfirmuar për ditën e sotme 22,930 raste të reja me koronavirus. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor ndërsa u raportua po ashtu se në 24 orë kanë humbur jetën si pasojë e virusit 630 persona.
Në total, Italia numëron 1,4 milion të infektuar dhe 50,453 vdekje të lidhura me virusin, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Raportohet po ashtu, se në spitale janë shtruar 418 pacientë të tjera kurse 31,395 persona janë dërguar për në shtëpi. Shkalla e pozitivitetit në vend është rritur në 15.4% (+ 0.4%).