FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rekord droge në Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 65 mln euro

Policia Financiare italiane në Reggio Kalabria në bashkëpunim me Policinë doganore të portit Gioia Tauro, kanë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi rekord lënde narkotike të tipit kokainë me vlerë 65 milionë euro.

Në një kontainer i nisur nga Seattle (SHBA) me tranzit në Panama e destinacion final portin e Ankonës janë gjetur 308 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër.

Kokaina ishte e fshehur në 8 çanta udhëtimi dhe e konfeksionuar në 271 pako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e shitjes së saj në treg do të sillte një përfitim prej 65 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çantat me drogë gjëndeshin pas portës së kontenierit e sistemi i përdorur nga trafikantët për transportimin e saj njihet si i ashtëquajturi “rip off”.

Në këtë mënyrë trafikantë mund të tërheqin sasinë e drogës së fshehur në valixhe e çanta udhëtimi, në zonat e tranzitit të mallrave nëpër porte.

Përgjatë vitit 2017 në portin Gioia Tauro të Rexhio Kalabrias janë sekuestruar rreth 2000 kg kokainë, 1000 kg prej të cilave vetëm në dy muajt e fundit.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?