Rekord infektimesh edhe në Zvicër, konfirmohen rreth 22 mijë raste të reja brenda 24 orëve
Para pak minutash BAG ka raportuar 21,926 raste Covid me një normë pozitiviteti prej 24,7% – 93 vdekje, transmeton albinfo.ch.
Virusi corona vazhdon të përhapet në Zvicër. Më 2 nëntor, Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi 21,926 raste të konfirmuara nga laboratori në 88,863 teste brenda 72 orësh.
Tani në Zvicër janë 154,251 infeksione të korona të konfirmuara nga laboratori. Ndërkohë numri i vdekjeve ka arritur në 2037 viktima.
Numri i pranimeve në spital ishte 497, numri i vdekjeve 93. Shkalla e pozitivitetit – raporti i testeve pozitive me numrin e përgjithshëm të testeve, ishte 24.7 përqind.
Numri i rasteve po rritet në të gjithë Zvicrën. Harta tregon rastet e konfirmuara nga laboratori për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.