Rekord infektimesh, Greqia sërish drejt mbylljes, Mitsotakis njofton masat e reja, ja oraret kur ndalohet lëvizja

Greqia ka shënuar një rekord negativ nga koronavirusi, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 882 persona, si dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

Kjo ka detyruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që të njoftojë masat e reja, thuajse ekstreme, për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Kështu, kreu i qeverisë greke tha është ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha”. Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat“, tha Mitsotakis.

SHKARKO APP