Renci-Erdoganit: Në Itali, drejtësia i përgjigjet kushtetutës
Pas deklaratave të presidentit turk Erdogan, që Italia të mos zhvillonte hetime ndaj djalit të tij Bilal Erdogan, por të hetonte mafien, ka reaguar edhe kryeministri italian Mateo Renci. Sipas kreut të qeverisë italiane, në vendin e tij drejtësia është e pavarur dhe i përgjigjet vetëm kushtetutës.
“Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para kushtetutës italiane dhe jo para presidentit turk. Këtë sistem e quajmë ‘shteti i së drejtës”, shkruan Renci në rrjetin social “Twitter”.

Reagimi i Rencit vjen pas deklaratave të presidentit turk ku paralajmëroi Italinë që të mos zhvillonte hetime për të birin e tij, i akuzuar nga një gjykatë në Bolonja për pastrim parash. “Historia e hetimit ndaj djalit tim në Bolonja mund të tensionoj marrëdhëniet tona me Italinë.
Ata duhet të hetojnë mafian”, tha Erdogan. “Ka qenë një grusht shteti kundër demokracisë që bëri 238 martirë dhe askush nuk erdhi këtu. Po të ishte bombarduar parlamenti italian çfarë do të ndodhte?”, tha ai në një intervistë për Rai News 24.
KOHA JONË SONDAZH

