Rëndohet bilanci në Serbi, 5 viktima nga koronavirusi në 24 orë, regjistrohen 263 raste të reja

Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi janë konfirmuar 263 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, ndërsa pesë persona kanë vdekur.

Kështu u bë e ditur, gjatë një konference për media të Shtabit të Krizës, që është formuar nga Qeveria e Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuan gjithsej 4,365 mostra të pacientëve, tha anëtari i Shtabit të Krizës, Predrag Kon.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë infektuar 8,042 persona ndërsa 156 kanë vdekur.

Nga sëmundja janë shëruar 1.182 persona.

Epidemiologu Kon tha se qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin, por që rreziku do të minimizohet.

“Ne duhet të jetojmë dhe të punojmë dhe të sigurojmë një jetë normale, me praninë e këtij virusi”, tha ai./rel

SHKARKO APP