Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Greqi, shënohet edhe një viktimë

Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e katërt në Greqi. Bëhet e ditur se viktima është një burrë të moshës 53 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin Ahepa të Selanikut.

Ai u transportua me urgjencë nga Kozani dhe sipas mjekëve shëndeti i tij pati komplikacione të rëndë derisa virusi i mori jetën.

Sipas mjekëve viktima kishte pasur një të shkuar me probleme të rënduara mjekësore. që ditën e parë që u paraqit në spitalin e Kosturit njoftuan se gjendja e tij ishte kritike. Në spitalin e kosturit ka 13 raste të prekurish ndërsa 40 prej tyre janë vetizoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë numri i të prekurve deri më tani në Greqi ka shkuar në 220 ndërsa pritet të dalin analizat e rreth 50 personave të tjerë të dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?