Renzi ikën nga PD: Gabim që s’votuam në 2017-n
Pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme në Itali, kryetari i Partisë Demokratike, Matteo Renzi i qendrës së majtë, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp.
Ish-kryeministri ka marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve në Itali, por këtë ia ka faturuar fushatës me shumë gënjeshtra që është zhvilluar në Itali. “Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me axhendë europiane”, thotë ish-kryeministri italian.
Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”.
“Sot situata politike në Itali është kjo që shohim: ai që ka fituar zgjedhjet politike nuk ka numrat për të qeverisur dhe kushdo që është i ndershëm në aspektin intelektual duhet të pranojë se ky problem lind nga referendumi kushtetues”, shpjegon kreu i dorëhequr i PD-së.
Renzi ka përmendur gjithashtu se ka pasur prova të qarta për një rritje të ekstremizmit në Itali. Për këtë ka thënë se qeveria e majtë e drejtuar prej tij ka ndaluar një sulm të mundshëm terrorist në vitin 2014, por sërish nuk ia doli që të ndalë ardhjen e “ekstremistëve” në pushtet. Renzi ka premtuar se nuk do të hyjë në diskutime për koalicion, por do të mbetet në opozitë, ndërsa ai vet si senator.
KOHA JONË SONDAZH

