Reporterët pa Kufij: Rusia i injoron lajmet e këqija
Reporterët pa Kufij e dënuan “trendin në rritje” të kanaleve televizive ruse që i zhvlerësojnë ose injorojnë lajmet e këqija.
Zjarri vdekjeprurës në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë, më 25 mars, “ka kaluar pa u mbuluar për gjysmë dite, ndërsa ngjarje të tjera dramatike në muajt e fundit janë zhvlerësuar”, tha organizata me seli në Paris.
Aktivitetet e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkaq, “kanë pasur mbulim sistematik”, thanë Reporterët pa Kufij.
Ata u bënë thirrje autoriteteve ruse që të garantojnë mosndërhyrjen e shtetit në politikat editoriale të mediave, shkruan rel.
Zjarri në Kemerovo ka lënë 64 njerëz të vrarë, përfshirë dhjetëra fëmijë.
Tre rrjetet kryesore televizive “nuk kanë raportuar për të deri në lajmet e mbrëmjes dhe atëherë e kanë përmendur shkurtimisht, pas raporteve të gjata për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të javës paraprake”, thanë Reporterët pa Kufij.
KOHA JONË SONDAZH

