Republikanë të njohur kundër Trumpit për mënyrën e menaxhimit të fushatës

Republikanë të njohur amerikanë, përfshirë kryetarin e partisë, Reince Priebus, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani dhe ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich kërkojnë të ndërhyjnë te kandidati i tyre për president, Donald Trump për ta këshilluar për ndryshimin e strategjisë së fushatës së tij elektorale, njoftoi rrjeti informativ amerikan, NBC News.

Gingrich, i cili ka qenë edhe në listën e Trumpit për zëvendëspresident, është mes atyre që i kërkojnë atij të rikalibrojë fushatën elektorale.

“Trump po ndihmon atë (Clinton – shën. i përkth.) për të fituar duke provuar se është më i papranueshëm sesa ajo”, deklaroi Gingrich për gazetën amerikane ”The Washington Post”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Paul Manafort, drejtuesi i fushatës së Trumpit, hedh poshtë pretendimet se fushata ishte në një pështjellim të plotë. “Kandidati ka kontrollin mbi fushatën”, deklaroi Manafort për rrjetin informativ ”Fox News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?