Reshjet dhe stuhitë paralizojnë fluturimet në Vjenë dhe Mynih
Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve këtë të premte, si pasojë e reshjeve intensive të borës që përfshinë zonën gjatë natës, duke sjellë anulime dhe vonesa të shumta.
Sipas zëdhënësit të aeroportit, gjatë orëve të paradites priten vetëm disa ngritje dhe ulje të kufizuara. Gjatë natës janë regjistruar rreth 20 centimetra borë, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dimërore kanë punuar pa ndërprerje që prej mbrëmjes së djeshme për pastrimin e pistave dhe zonave përreth. Deri më tani, raportohet se janë larguar rreth 1 000 kamionë me borë, me një volum total që arrin në afro 15 000 tonë.
Vështirësi janë shënuar edhe në qarkullimin rrugor, ku një nga rrugët kryesore ekspres në periferi të kryeqytetit austriak është mbyllur përkohësisht.
Ndërkohë, situatë e ngjashme paraqitet edhe në Aeroporti i Mynihut, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar ndërprerje në operacionet ajrore. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, aeroporti ka paralajmëruar se nisjet dhe mbërritjet mund të pësojnë vonesa apo anulime edhe gjatë ditës së sotme.
KOHA JONË SONDAZH

